Po kalonte rrugën, 53-vjeçari përplaset nga dy mjete dhe humb jetën

  • E.K /
  • 29 December 2021 - 09:21
Po kalonte rrugën, 53-vjeçari përplaset nga dy mjete dhe humb jetën

Një aksident i rëndë është regjistruar pak minuta më parë në aksin nacional Berat-Dimal, në fshatin Moravë. Një 53-vjeçar, banor i këtij fshati, duke kaluar me vrap nga njëra anë e rrugës në tjetrën, është përplasur nga dy mjete.

Ka qenë mjeti i parë, tip Skoda, me targa AA 274 HU që e ka goditur me pasqyrë dhe pas rënies së tij në tokë, mjeti tip ‘Mercedez Benz’ me targa AB 524 AO, e ka shtypur dhe tërhequr zvarrë mbi asfaltin e rrugës. 53-vjeçari Kastriot Rrënja ka gjetur vdekjen në vend dhe është transportuar me ambulancë drejt Morgut të Spitalit Rajonal Berat.

Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie, që po punojnë për zbardhje e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit të rëndë me vdekje.

(Kosova Sot Online)