Autobusi bie në humnerë, 7 të vdekur dhe dhjetëra të lënduar

  • E.K /
  • 29 December 2021 - 09:46
Autobusi bie në humnerë, 7 të vdekur dhe dhjetëra të lënduar

Së paku shtatë persona kanë humbur jetën dhe mbi 20 të tjerë janë lënduar kur një autobus ka rënë nga një shkëmb në Kolumbi.

Autobusi, i cili po udhëtonte nga kryeqyteti Bogota për në qytetin e dytë më të madh të vendit, Medellin, ka rënë në një luginë në komunën veriperëndimore të San Luisit, duke shkaktuar vdekjen e shoferit dhe të paktën gjashtë të tjerëve, raportuan mediat lokale.

Tetë nga të lënduarit raportohen të jenë në gjendje kritike. Autoritetet kanë nisur hetimet për aksidentin. 

(Kosova Sot Online)