Miratohet pagesa e orëve shtesë gjatë këtij viti për 766 zjarrfikës

  • E.K /
  • 29 December 2021 - 11:41
Miratohet pagesa e orëve shtesë gjatë këtij viti për 766 zjarrfikës

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim sot që të bëjë pagesën për orë shtesë gjatë vitit 2021 për 766 zjarrfikës.

Ky vendim është marrë me kërkesë të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Në ndërkohë ministri i Financave, Hekuran Murarti tha se bëhet fjalë për ndarjen e 513 mijë e 872 euro.

“Ne si Ministri e Financave, Punës dhe Transfereve kemi pranuar kërkesën e MPB me arsyetimin për pagesën e orëve shtesë gjatë vitit 2021 për zjarrfikësit. Bëhet fjalë për 513 mijë e 872 euro. Për zbatimin e këtij vendimi përdoren mjete buxhetore në kategorinë e pagave dhe shtesave të organizatave buxhetore aty ky zjarrfikësit janë në listën e pagave”, ka thënë Murati. 

(Kosova Sot Online)