Kurti për vizitën në SHBA: Do të bëhet sa më parë

  • E.K /
  • 29 December 2021 - 12:53
Kurti për vizitën në SHBA: Do të bëhet sa më parë

Shefi i stafit të kryeministrit Albin Kurti po e përgatit vizitën e kreut të Ekzekutivit kosovar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Sa i përket vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ajo është duke u përgatitur nga shefi i stafit tim, Z. Luan Dalipi”, tha kryeministri Kurti në një konferencë për media, kur u pyet për këtë çështje.

Por Kurti tha se nuk mund të japin më shumë detaje përderisa aktualisht nuk kanë më shumë informata rreth vizitës.

“Do të bëhet sa më parë në fillimin e vitit në të cilin hyjmë, por unë nuk mund të them tash konkretisht përderisa janë duke biseduar atje”, tha ai.

(Kosova Sot Online)