Theret me thikë një person në sheshin “Zahir Pajaziti”

  • A.P /
  • 29 December 2021 - 16:14
Theret me thikë një person në sheshin “Zahir Pajaziti”

Një person është therur me thikë në sheshin “Zahir Pajaziti”, në Prishtinë.

Në disa fotografi shihet një person i shtrirë në tokë, ndërsa në vendin e ngjarjes prezente është edhe Policia e Kosovës.

Media ka provuar që të marr një konfirmim nga policia, por deri në publikimin e këtij teksti ata nuk kanë dhënë më shumë detaje për rastin.

(Kosova Sot Online)