Përfshihet nga zjarri një shtëpi në Kamenicë

  • E.K /
  • 30 December 2021 - 09:45
Përfshihet nga zjarri një shtëpi në Kamenicë

Një shtëpi është përfshirë nga zjarri në Kamenicë. Nuk raportohet për të lënduar por vetëm dëme materiale.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Ropotovë ku njësit i zjarrfikësve ka fikur zjarrin me sukses.

Sipas raportit ende nuk dihen shkaqet e incidentit.

“Fsh. Ropotovë, Kamenicë 29.12.2021 – 04:05. Për shkaqe deri më tani të panjohura është përfshirë nga zjarri shtëpia pronë e ankuesit mashkull kosovar. Njësiti i zjarrfikësve ka fikur zjarrin. Si pasojë e zjarrit është djegur një dhomë e shtëpisë si dhe një pjesë e kulmit. Nuk raportohet për të lënduar”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)