Këta njerëz të politikës ishin ekzekutorët e proceseve demokratike!

Këta njerëz të politikës ishin ekzekutorët e proceseve demokratike!
Këta njerëz të politikës ishin ekzekutorët e proceseve demokratike!

Skender Mulliqi

  • 30 December 2021 - 07:52

Shkruan: ANALISTI - Skënder Mulliqi

Na u paraqiten pushtete të cilat e zhvilluan më të madhe krimin dhe korrupsionin. I frenuan vlerat shoqërore madje edhe vlerat patriotike. Qytetarët përjetuan një shtet jo të rregulluar mirë, ku pushtetet iu ngushtuan atyre edhe liritë më elementare njerëzore!

-Shumë dekada, dhe për shumë vite, na gërryen nga brenda lloj lloj njerëzish të politikës dhe të biznesit. Edhe poltronët dhe servilët e tyre po aq ishin të rrezikshëm , të cilët sulltanëve të tyre iu mbathin edhe opingat . Ishin shumë dramatike këto 20 vite, ku humbës dolën populli e fitues na dolën rezilët dhe katilët , të cilët pesë para nuk i dhanë , së si p o e katandisin Kosovën!Fitojë kuantiteti në vend të kualitetit. Fitoi e keqja ndaj të mirës, fitoi primitivizmi ndaj civilizimit..!Këta njerëz të politikës ishin ekzekutorët e proceseve demokratike . Këta iu humbën rinisë tonë vitet më të vlefshme.

U sollën në mënyrën më arrogante ndaj çdo vlere .Na rrezikuan edhe fizikisht, na rrezikuan dinjitetin .Thjesht populli mbeti i pa mbrojtur. Por, që harruan së nuk ka më të fuqishëm së populli, edhe kur ai rrëzohet përtokë ngritët si feniksi. Lufton deri atëherë kur i arrin të drejtat e veta. Nuk lejohet nga asnjë populli që i gjithë pushteti të koncentrohet në një apo më shumë veta deri në përjetësi.

Sigurisht së ky popull nuk i ka merituar pushtetet të cilat e ofenduan dhe e nën çmuan atë ,edhe pse thuhet së populli i ka pushtetet çfarë edhe i meriton. Por, sigurisht se asnjë popull nuk e meriton ti ndalohet buzëqeshja madje edhe për një kohë shumë të shkurtër. Asnjë popull nuk i meriton diktatorët dhe regjimet diktatoriale .Na u paraqiten pushtete të cilat e zhvilluan më të madhe krimin dhe korrupsionin. I frenuan vlerat shoqërore madje edhe vlerat patriotike. Qytetarët përjetuan një shtet jo të rregulluar mirë, ku pushtetet iu ngushtuan atyre edhe liritë më elementare njerëzore!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".