Njihuni me familjen e ambasadorit të ri të ShBA’së në Kosovë

  • E.K /
  • 30 December 2021 - 13:25
Njihuni me familjen e ambasadorit të ri të ShBA’së në Kosovë

Jeffrey Hovenier është betuar si Ambasador i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, para Nënsekretares amerikane të shtetit, Victoria Nuland.

Lajmin e ka bërë të ditur sot Ambasada e ShBA’së në Kosovë, përmes një postimi në Twitter.

Në njërën prej fotove që ka ndarë ambasada nga ceremonia e betimit, është edhe një ku shihet Hovenier me familjen e tij.

Sipas një shkrimi të publikuar në faqen e Ambasadës së ShBA’së në Turqi (ku ka qenë zëvëndësshef i misionit), Hovenier është i martuar me Laura Williams Hovenier. Ata kanë bashkë katër fëmijë.

Ndryshe, Hovenier është një diplomat karriere i shërbimit të jashtëm amerikan që ka qenë pjesë e stafit të të Dërguarit të Posaçëm të Kombeve të Bashkuara për statusin e Kosovës.

Në qershor të vitit 2018, ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e pati dekoruar diplomatin Hovenier me Medaljen Presidenciale Jubilare të Dhjetëvjetorit të Pavarësisë.

“Mbështetja e juaj dhe e SHBA-së në të gjitha proceset politike ka qenë përcaktuese për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Do të jemi përgjithmonë mirënjohës”, pati thënë atëbotë Thaçi.

Ndërsa diplomati amerikan, Jeffrey Hovenier, kishte deklaruar se qëndrimi amerikan gjithmonë ka qenë në përkrahje të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.

“Unë do të jem gjithmonë një mik i Kosovës”, pati thënë Hovenier

(Kosova Sot Online)