I riu humbi jetën nga shpërthimi, policia: Lëndën plasëse e kishte në dorë

  • E.K /
  • 30 December 2021 - 14:07
I riu humbi jetën nga shpërthimi, policia: Lëndën plasëse e kishte në dorë

Më datë 30.12.2021, rreth orës 12:15, në aksin rrugor Elbasan-Belsh, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i lagjes nr. 3”, Cërrik, në rrugë, dyshohet se aksidentalisht, shtetasit Erion Rexhepi., 27 vjeç, banues në Cërrik, i ka shpërthyer një sasi lëndë plasëse në dorë dhe për pasojë ka humbur jetën.

Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë po vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

(Kosova Sot Online)