Dalin pamjet nga vendi ku 27-vjeçari u vra nga tritoli

  • E.K /
  • 30 December 2021 - 14:09
Dalin pamjet nga vendi ku 27-vjeçari u vra nga tritoli

Erion Rexhepi., 27 vjeç, banues në Cërrik, humbi jetën mesditën e sotme pas një shpërthimi të një lënde plasëse.

Ngjarja e rëndë është shënuar rreth orës 12:15, në aksin rrugor Elbasan-Belsh, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i lagjes nr. 3”, Cërrik.

Në rrugë, dyshohet se aksidentalisht, Erion Rexhepi., 27 vjeç, i ka shpërthyer një sasi lëndë plasëse në dorë dhe për pasojë ka humbur jetën.

Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë po vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

(Kosova Sot Online)