Arrestohet një person i kërkuar nga Policia e Kosovës

  • E.K /
  • 30 December 2021 - 14:27
Arrestohet një person i kërkuar nga Policia e Kosovës

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, sot në orët e hershme të mëngjesit, konkretisht në ora 04:00 ka pranuar një informacion se një patrullë e policisë së stacionit policor të Lipjanit ka ndaluar një person me inicialet A.XH (M/K), 21 vjeçar.

Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj, për veprën penale ‘’Mbajtje në pronësi , kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve ’’ me dënim burgimi prej tetë (8) muajve.

“ njëjti më pas është shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj dhe pas kompletimit të dokumentacionit dërgohet në vuajtje të dënimit.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj , do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk iu kanë përgjigjur thirrjes së gjykatës”, thuhet në njoftimin e policisë.

(Kosova Sot Online)