Kosovari dënohet me 300 euro dhe i merret leja, pasi voziti në anën e kundërt të autostradës

  • G.G /
  • 31 December 2021 - 10:49
Kosovari dënohet me 300 euro dhe i merret leja, pasi voziti në anën e kundërt të autostradës

Policia e Kosovës e ka gjobitur me 300 euro, i ka marr lejen dhe i ka dhënë tri pikë negative një personi që ka vozitur në anën e kundërt të autostradës “Arben Xhaferi”.

Sipas Policisë, i dyshuari kishte vozitur makinën në drejtimin e kundërt në autostradën “Arben Xhaferi”.

“Vazhdon ndërmarrja e masave dhe veprimeve policore ndaj kundërvajtësve të ndryshëm të cilët rrezikojnë sigurinë në trafikun rrugor. Identifikohet dhe gjobitet (300 euro, tri pikë negative dhe një vit konfiskim i patent shoferit), pasi kishte drejtuar automjetin në kahe të kundërt në autostradë”, thuhet në njoftim.

https://www.facebook.com/KosovoPolice/posts/4838175832909581

(Kosova Sot Online)