Kjo e famshme e Tik Tok-ut thotë se nuset kosovare po manipulojnë me vjehrrat
Valdete Jashari është sensacion në “Tik-Tok”. Ajo u bë virale nga videot me bashkëshortin dhe fëmijët e saj. Gruaja nga Presheva, por që jeton në Zvicër ishte e ftuar në edicionin festiv të “#Gjesi”-t me ç’rast foli për paragjykimet dhe komentet negative që merr, por që asgjë nuk e ka penguar që të vazhdoj.
Pos tjerash, ajo nuk ngurroi të flas edhe për një temë shumë delikate siç është raporti vjehërr-nuse. Edhe pse vet s’ka pasur rastin të jetoj me vjehërr, ajo pati shumë kritika për nuset e sotme duke thënë se një pjesë e tyre nuk janë të sinqerta në raport me vjehrrat.
Një rrëfim të saj mbi këtë temë mund ta ndiqni në videon më poshtë.
(Kosova Sot Online)