Baballarët rrahen pasi fëmijët e tyre kishin mosmarrëveshje: Njëri ikën, tjetri përfundon në spital

  • G.G /
  • 03 January 2022 - 09:03
Baballarët rrahen pasi fëmijët e tyre kishin mosmarrëveshje: Njëri ikën, tjetri përfundon në spital

Dy meshkuj janë rrahur mes vete në Prishtinë, derisa njëri nga ta ka marrë edhe trajtim mjekësor.

Këtë e bëri të ditur raporti 24 orësh  i Policisë së Kosovës, ku u tha se i dyshuari mashkull kosovar ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar, me ç’rast i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore, për çka i dyshuari ka pranuar trajtim mjekësor.

E motivi i sulmit dyshohet se ka ardhur për shkak të një mosmarrëveshje të fëmijëve.

Dy të dyshuara femra janë arrestuar për këtë rast pasi kanë penguar policinë në kryerjen e detyrës, e që janë liruar pas intervistimit.

I dyshuari ka ikur dhe gjendet në arrati.

”Ulpianë, Prishtinë 02.01.2022  – 15:02. I dyshuari mashkull  kosovar  e ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull  kosovar , me ç’rast i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore, për çka i dyshuari ka pranuar trajtim mjekësor. Deri te sulmi dyshohet se ka ardhur për shkak të një mosmarrëveshje të fëmijëve. Lidhur me rastin janë arrestuar dy të dyshuara femra  kosovare për shkak se  kanë penguar  zyrtarët policorë në kryerjen e detyrës zyrtare, ndërsa i dyshuari mashkull  kosovar  ka ikur dhe gjendet në arrati. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me rekomandim të së cilit të dyshuarat pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt. Rasti vazhdon të hetohet.”

(Kosova Sot Online)