“Dihet ku po jetojmë”, qytetarët të pakënaqur që institucionet do të pushojnë tri ditë gjatë kësaj jave

  • E.K /
  • 03 January 2022 - 14:17
 “Dihet ku po jetojmë”, qytetarët të pakënaqur që institucionet do të pushojnë tri ditë gjatë kësaj jave

Sipas Ligjit për festat zyrtare, për çdo festë zyrtare që bie në ditë vikendi, llogaritet ditë pushimi edhe dita pasuese e javës, ose dita e punës. Bazuar në këtë të gjithë punonjësit e sektorit publik në vend në dhjetë ditëshin e parë të viti 2022 do të punojnë veç dy ditë.

Ndonëse ditë më parë Qeveria ka dalë në mbështetje për ndryshimin që të mos pushohet në ditë pune kur festat bien në fundjavë, qytetarët thotë se punonjësit e sektorit privat mbesin janë të diskriminuar sa i përket pushimeve për festa në krahasim me ata që punojnë në publik.pushim qytetare

Berat Ferati tha se sektorit privat po i bëhet e padrejtë në të gjitha format, por mbetet me shpresën se gjerat do të përmirësohen sipas premtimeve të Qeverisë.

”Shumë e padrejtë po i bëhet sektorit privat si në paga, si në punë, si në  përgjithësi. Ndërsa sektori publik i ka rregullat më të mira. Shpresojmë që me këtë Qeveri rregullohet diçka në sektorin privat. Besoj që rregullohet se na kanë premtuar ashtu. Edhe tek pagat edhe në punë dhe në përgjithësi”, tha ai.

Përderisa Jakup Vitia thotë se të drejtën e pushimit duhet t’a gëzojnë të dy sektorët njësoj.

”Punëtorët privat janë vetëm duke i shfrytëzuar çdo herë. As s’kanë asnjë ditë pushim. Edhe nëse e kanë ndonjë të diele për krejt muajin. Madje festat vjen në shprehje me i përdorë. Edhe me paga edhe me sigurime, ne po i shohim çdo ditë njerëzit që po lëndohen në vendin e punës, as pagën e atij muaji nuk ua jepin e lëre për të tjerat”, ka thënë ai.

“Sektori publik i kanë benificionet, i kanë festat , pushimet vjetore dhe të gjitha. Pagat i kanë të rregullta, kundër atij privat. Në qoftë se është mirë për sektorin publik është edhe për atë privat. Edhe ata kanë familje dhe duhet me pushu, sidomos ditët e festave. Gjithmonë ka qenë që ditët e festave i kemi festuar sëbashku. E tash sektori privat çfarëdo feste të jetë se kanë problem”, theksoi ai.

Afrim Gashi tha se duhet të jetë një unifikim për të dy sektorët sa i përket pushimit duke shtuar se ligjet duhet të jenë të njëjta për të gjitha.

”Kur është çështja te ndërmarrjet publike dhe elementet e shtetit kjo është e përgjithshme për të gjithë, mirëpo duhet edhe një koordinim me ndërmarrjet private dhe lokalet private. Çdo kush ka qef për shkak të krizës dhe pandemisë, ndërmarrjet private ose lokalet kanë qef me realizuar çdo ditë dhe mos me humb asgjë”.

“Te ndërmarrjet publike është diçka tjetër. Realisht është dashur të jetë një unifikim. S’po them që është dikush fajtor por duhet që ligjet të mbrojnë edhe ndërmarrjet publike dhe lokale”.

Vjosa Ibrahimi tha se nuk është e drejtë që të punohet edhe gjatë festave dhe sipas saj, asgjë nuk është duke funksionuar sipas ligjeve në fuqi.

”Për sektorin privat normal që nuk është e drejtë me punua gjatë festave. Edhe ata duhet të kenë të drejtat e veta sikur gjithë të tjerët”.

“Dihet ku po jetojmë, çka po jetojmë dhe asgjë nuk po shkon sipas ligjit. Për sektorin publik vazhdojnë festat për ta. E dimë  krejt çka është duke ndodhur”, u shpreh ajo.

Sabri Zabërgja, i cili punon në sektorin publik, tha se sektori publik nuk ka nevojë t’i zëvendësojë ditët e pushimit kur bien në vikend.

“Deri diku është në rregull sektori privat që punon ditëve të punës, ndërsa sektori publik duhet të punojë ditëve të punës, kur të vjen e shtune dhe e diele festa s ka nevojë me zëvendësuar të hënën e të martën përveç disa festave që janë nacionale”, u shpreh ai.

Përveç vikendit punëtorët e sektorit publik do të pushojnë të hënën, të martën dhe të premten, pra 3, 4 dhe 7 janar.

(Kosova Sot Online)