Burri nga Podujeva e raporton motrën në polici, thotë se ia la katër fëmijë dhe iku nga shtëpia

  • E.K /
  • 04 January 2022 - 09:36
Burri nga Podujeva e raporton motrën në polici, thotë se ia la katër fëmijë dhe iku nga shtëpia

Një burrë nga Podujeva ka raportuar në polici se motra e tij ia ka lënë katër fëmijët e saj dhe është larguar në drejtim të panjohur.

Rasti ka ndodhur mesnatën e 2 janarit, ka bërë të ditur policia në raportin 24 orësh.

Policia në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se rasti është iniciuar si “Keqtrajtim apo braktisje e fëmijëve”.

“Podujevë 02.01.2022 – 01:46. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se ditë më parë, motra e tij e dyshuara  f/kosovare ka lënë katër fëmijët e saj tek ai dhe është larguar në drejtim të panjohur. Njësia përkatës policore është duke hetuar rastin”, ka njoftuar policia.

(Kosova Sot Online)