Ngjashmëritë e Gambisë me Kosovën, po aq territor, po aq banorë

  • E.K /
  • 04 January 2022 - 10:03
Ngjashmëritë e Gambisë me Kosovën, po aq territor, po aq banorë

Vite më parë në mediat ndërkombëtare qarkullonte me të madhe lajmi se një vajzë nga Gambia e kishte denoncuar ish presidentin e vendit, Yahya Jammeh për përdhunim seksual.

Përveç saj, të njëjtin rrëfim e kishin pasur edhe shumë vajza të tjera. Jammehu ishte një ndër politikanët më të korruptuar afrikanë që aktualisht ndodhet në ekzil në Guinean Ekuatoriale.

Por, ajo që bie në sy për vendin perëndimor afrikan me popullësi myslimane janë disa ngjashmëri me Kosovën.

Ish presidenti Yahya Jammeh e vinte vazhdimisht një plis në kokë, megjithëse nuk dihet kuptimi i tij. Përveç kësaj, edhe deklaratat e forta e të pamenduara që shkaktonin senzacion, janë tepër të ngjashme me ato që i japin politikanët kosovarë në pushtet.

Por, ajo që e bën tepër të çuditshme gjithë rrëfimin – mes tjerash – është edhe madhësia gjeografike. Derisa Kosova i ka 10,908 km katrorë, Gambia i ka 10,689. Më pas, Kosova i ka 1 milion e 920 mijë banorë me një densitet prej 159 banorësh në 1 kilometër katror ndërsa Gambia i ka 1 milion e 857 mijë me densitet prej 176,1 banorë në 1 kilometër katror.

Përveç këtyre, edhe dita e pavarësisë së dy vendeve është fare afër. Derisa Kosova e feston 17 shkurtin, Gambia e feston 18 shkurtin pasi që ishte pavarësuar nga Mbretëria e Bashkuar më 1965.

(Kosova Sot Online)