Edhe 13 vjet pas shpalljes së pavarësisë, në mungesë të ligjit kushtetues për krijimin legal të Qeverisë!

Edhe 13 vjet pas shpalljes së pavarësisë, në mungesë të ligjit kushtetues për krijimin legal të Qeverisë!
Edhe 13 vjet pas shpalljes së pavarësisë, në mungesë të ligjit kushtetues për krijimin legal të Qeverisë!

Shqiprim Pula

  • 04 January 2022 - 07:43

Shkruan: ANALISTI - Shqipërim Pula

Ne jemi dëshmitarë të formimit të Qeverive mbi arsyen e koalicioneve të shumta, përkatësisht ndarjes së dikastereve sipas pazareve ‘politike’ e që shpeshherë, ishin veçse barrë financiare për buxhetin dhe fare pak për efikasitetin e mirëfilltë të Qeverisë për vendin.

-Kosova e pas pavarësisë, e ka pasur obligim të draftoj dhe miratoj ligjin për Qeverinë, ku mes tjerash do përcaktoheshin qartë përbërja e Qeverisë përkatësisht sa zv.Kryeministra, sa Ministra, sa zv. Ministra dhe përbërja e kabineteve të tyre po ashtu, pastaj do të specifikoheshin përgjegjësitë e Qeverisë me legjitimitet, edhe ai i Qeverisë së dorëhequr apo Qeverisë së shkarkuar; ngase, kemi pasur situata të tilla por nuk kemi pasur të përcaktuara me ligj veprimet për secilën situatë!Prandaj, duke mos pasur një ligj për Qeverinë, nuk ka pasur as edhe specifikim se çfarë janë përgjegjësitë e Qeverive kur janë të dorëhequra apo të shkarkuara, sa janë të ligjshme dhe legjitime vendim-marrja e tyre kapitale, gjatë fazës kalimtare.

Por, në anën tjetër, duke mos pasur një ligj për Qeverinë, nuk e ka pasur të ndaluar edhe të marr vendime gjatë një faze kalimtare. Tani, Qeveria e Republikës së Kosovës e miratoj draft-ligjin për Qeverinë, me këtë përfundimisht po plotësohet korniza ligjore e nevojshme dhe do të qartësohen përbërja, veprimtaria dhe situatat e ligjshme dhe legjitime, të funksionimit të Qeverisë.

Ne jemi dëshmitarë të formimit të Qeverive mbi arsyen e koalicioneve të shumta, përkatësisht ndarjes së dikastereve sipas pazareve ‘politike’ e që shpeshherë, ishin veçse barrë financiare për buxhetin dhe fare pak për efikasitetin e mirëfilltë të Qeverisë për vendin. Të gjithë e kujtojnë, kur një subjekt me dy (2) deputetë mori disa dikastere Qeveritare, sepse ishin po ato vota në Kuvend që mbanin Qeverinë në këmbë!.

Në atë përbërje gjithçka mund të kishte... vetëm patriotizëm për vendin nuk kishte. Sepse, dilnin në sipërfaqe kushtëzimet e caktuara, të cilat, secila veҁ e veҁ ishin veçse barrë për shtetin, ndërkaq kënaqësi për politikanët që donin të ishin pushtetarë. E gjitha kjo, sepse nuk kishim ligj për Qeverinë. Andaj dhe, herë pas here, rritej edhe numri i ministrave e zv.Ministrave, madje në një formacion Qeveritar kishte mbi njëzet (20) Ministra e mbi shtatëdhjetë (70) zv.Ministra!. Francezët do thoshin; c’est la vie politique au Kosovo, fatkeqësisht.

Sidoqoftë, tani kur Qeveria aktuale, ka miratuar draft-ligjin brenda kabinetit Qeveritar pritet që i njëjti pas vlerësimit dhe kalimit nëpër trupat funksional të Kuvendit, të miratohet edhe nga ana e deputetëve të Republikës, në mënyrë që në të ardhmen, formimi i Qeverive të bëhet mbi bazën e fuqisë politike elektorale dhe programeve e vizioneve për të ardhmen e qytetarëve të vendit, e jo pazareve apo thënë ndryshe korrupsionit politik.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".