Kodra thotë se grevat e punëtorëve shëndetësorë nuk janë të ligjshme, publikon një përgjigje nga qeveria

  • G.G /
  • 04 January 2022 - 13:23
Kodra thotë se grevat e punëtorëve shëndetësorë nuk janë të ligjshme, publikon një përgjigje nga qeveria

Udhëheqësi i Shoqatës së të Drejtave të Pacientëve në Kosovë (PRAK), Besim Kodra, përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook ka thënë se nga zyra ligjore e kryeministrit Albin Kurti i kanë thënë se grevat në sektorin e shëndetësisë nuk janë të ligjshme.

Me këtë rast, Kodra ka thënë se viktimizimi i pacientëve me veprime jo ligjore është i pa pranueshëm.

Sipas tij, me këtë çështje do të duhej të  merreshin institucionet e drejtësisë!

Kodra u ka kërkuar punëtorëve shëndetësorë që të kërkojnë rritje të pagave, por që të mos i përdorin pacientët në këto raste.

Shkrimi i tij i plotë:

Zyra Ligjore e Kryeministrit është përgjigjur në pyetjen e parashtruar se a është e ligjshme greva në sektorin e shëndetësisë kur e dijm se kemi një vendim aktiv për shpalljen e gjendjes emergjente të shëndetit publik.

Përgjigjeja është JO, nuk është e ligjshme një grevë e tillë!

Viktimizimi i pacientëve me veprime jo ligjore është i pa pranueshëm! Me këtë qështje do të duhej të  merreshin institucionet e drejtësisë!

Kërkoni paga e mos u ndalni asnjëhere, por pacientët nuk u’a kanë me borxh dhimbjen që ju të rrisni mirëqenien! Ata mos i përdorni si armë në luftën që ju e bëni për rritjen e mirëqenies!

https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=5328624910501009&id=100000606585409

(Kosova Sot Online)