35-vjeçari Erion Çela që u vra priste të bëhej baba së shpejti

  • E.K /
  • 05 January 2022 - 09:00
35-vjeçari Erion Çela që u vra  priste të bëhej baba së shpejti

35-vjeçari Erion Çela, i cili mbeti i vrarë nga të shtënat me armë pasditen e sotme në lokalin Bar Fokus në zonën e Don Boskos, së shpejti do të bëhej baba. Burime për mediet bëjnë me dije se bashkëshortja e viktimës është shtatzënë dhe pret një vajzë.

Erion Çela mbeti i vrarë nga atentati i sotëm në “Don Bosko”, teksa ishte i ulur në një lokal së bashku me të afërm të tij, të cilët kanë mbetur të plagosur dhe po marrin trajtimin e duhur mjekësor te Trauma.Mësohet se 35-vjeçari kishte një dyqan, tabakino ngjitur me lokalin ku ndodhi atentati.

Ndërkohë ende nuk ka asnjë gjurmë nga autorët, të cilët u larguan në drejtim të Laprakës me një mjet tip “Mercedez Benz”. Policia ka ngritur pika kontrolli në hyrje dalje të Tiranës dhe po punon për kapjen e tyre.

(Kosova Sot Online)