Arrestohet mësuesja që ia dha vaksinën nxënësit të saj

  • E.K /
  • 05 January 2022 - 09:12
Arrestohet mësuesja që ia dha vaksinën nxënësit të saj

Një mësuese në Nju Jork, që nuk kishte ndonjë kualifikim formal mjekësor, është arrestuar nën dyshimin për vaksinimin e një nxënësi, thanë zyrtarët.

Policia thotë se Laura Russo e dha dozën në shtëpinë e saj, pavarësisht se nuk kishte autorizim ligjor për të dhënë vaksina ose pëlqim nga prindërit e djalit që e vaksinoi, shkruan BBC.

Mësuesja 54-vjeçare, e cila e ligjëron lëndën e biologjisë, u mbajt në ndalim në natën e Vitit të Ri dhe mund të përballet me katër vite burgim, nëse shpallet fajtore. Raportohet se djali 17-vjeçar donte të vaksinohej.

Dhënia e vaksinës mund të jetë e rrezikshme, nëse bëhet në mënyrë jo të duhur. Mjekët dhe punëtorët e licensuar mjekësorë duhet të vërtetojnë nëse vaksina nuk është e falsifikuar dhe se nuk i ka dalë afati. Pacientët gjithashtu duhet të pyetën historinë e tyre mjekësore dhe të kontrollohet reagimi i tyre pas vaksinimit.

Policia tha se është e paqartë se si zonja Russo e siguroi vaksinën për Covid ose se e cilës kompani ishte vaksina. Tash për tash, vetëm vaksina e kompanisë Pfizer është e autorizuar për amerikanët nën moshën 18-vjeçare.

(Kosova Sot Online)