Franca regjistron 12 raste me variantin e ri të COVID-19, ende asnjë informatë për këtë mutacion

  • E.K /
  • 05 January 2022 - 11:23
Franca regjistron 12 raste me variantin e ri të COVID-19, ende asnjë informatë për këtë mutacion

Përveç panikut të përhapur nga Omicron një tjetër mutacion i ri që  është zbuluar së fundmi është një lloj i ri i njohur si “mutacioni i Kamerunit”.

Mediat bëjnë me dije se rasti i parë me këtë mutacion është konfirmuar në nëntor në Francë.

Rasti ishte një qytetar i vaksinuar që kishte udhëtuar në vendin afrikan. Ndërkohë në Francë deri më tani janë konfirmuar 12 raste me mutacionin e ri të Kamerunit.

Deri më tani në lidhje me këtë variant nuk ka asnjë të dhënë nëse simptomat e tij janë më të rëndë apo më të lehta, nëse është ose jo më vdekjeprurës së të tjerët.

Ndërkaq deri më tani studimet izrealitet bëjnë me dije se doza e katërt ka një efekt mbrojtjes ndaj varianteve të reja.

Sipas kryeministrit të Izraelit, Naftali Bennett, doza e katërt pesëfishon antitrupat tek personi i vaksinuar një javë pas administrimit, duke reduktuar shanset për sëmundje të rënda dhe shtrimin në spital.

(Kosova Sot Online)