Fehmi Kupina nuk zgjidhet kryesues i Kuvendit të Prishtinës as në raundin e dytë

  • E.K /
  • 05 January 2022 - 12:14
Fehmi Kupina nuk zgjidhet kryesues i Kuvendit të Prishtinës as në raundin e dytë

Ka dështuar zgjedhja e Fehmi Kupinës të Lidhjes Demokratike të Kosovës në krye të Asamblesë Komunale në Prishtinë edhe në raundin e dytë.

Në këtë raund ai arriti të marrë 25 vota, aq sa mori edhe në raundin e parë.

26 është numri i votave që i duhej për t’u zgjedhur në dy rundet e para.

Në votim kanë marrë pjesë 14 asamblistët e LDK-së, nëntë të PDK-së dhe nga një i Nismës dhe Lëvizjes për Bashkim.

Media sot ka raportuar se Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Partia Demokratike e Kosovës janë pajtuar për koalicionin në Komunën e Prishtinës

Media mëson se koalicioni është arritur por kanë mbetur edhe disa çështje për t’u definuar.

Më 7 dhjetor, Përparim Rama mori detyrën e kryetarit të Prishtinës nga ish-kryetari i Shpend Ahmeti dhe afati i fundit për të zgjedhur kryesuesin është dita e nesërme, pra me 6 janar.

(Kosova Sot Online)