Dodik i reagon shefes së diplomacisë boshnjake, ka porosi edhe për amerikanët

  • E.K /
  • 05 January 2022 - 15:40
Dodik i reagon shefes së diplomacisë boshnjake, ka porosi edhe për amerikanët

Milorad Dodik që aktualisht ndodhet në listën e zezë të ShBA-së ka “kërcënuar” se do të vendosë sanksione ndaj amerikanëve nëse këta të fundit sanksionojnë zyrtarë të Republika Srpskas. Dodik i është kundërpërgjigjur ministres së Punëve të Jashtme, Bisera Turkoviq, e cila paralajmëroi se sot ShBA-ja do të bëjë publike sanksionet për disa persona nga Bosnje e Hercegovina.

“Është koha që edhe ne të caktojmë Emisarë Specialë për të luftuar korrupsionin në ShBA ose Britani, të fillojmë të vendosim sanksione”, tha Dodik duke ironizuar.

Ai iu kundërpërgjigj kryediplomates evropiane e cila njoftoi se sot pritet të sanksionohen disa persona në Bosnje e Hercegovina nga ana e amerikanëve.

“Këto janë sanksione të tyre nuk janë tonat. Ato s’janë shkrime të shenjta. Nuk po tentoj të aplikoj për vizë në Amerikë edhe nëse këto sanksione hiqen nesër. Nuk mund ta imagjinoj një vend ku sikur ministrja Turkoviq gëzohen për sanksione ndaj qytetarëve të saj”, tha Dodik.

(Kosova Sot Online)