Prishtinasja raporton në polici se u rrah nga burri dhe vjehrra

  • E.K /
  • 06 January 2022 - 09:45
Prishtinasja raporton në polici se u rrah nga burri dhe vjehrra

Një grua nga Prishtina ka raportuar në polici se pas një mosmarrëveshjeje është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj dhe vjehrra.

Rasti ka ndodhur mëngjesin e së mërkurës, ka bërë të ditur policia në raportin 24 orësh.

Pas pranimit të tretmanit mjekësor dhe intervistimit, viktima bashkë me tre fëmijët e saj janë dërguar në strehimore.

Pas intervistimit, burri është dërguar në mbajtje, ndërkaq nëna e tij është liruar në procedurë të rregullt.

“Prishtinë 05.01.2022 – 08:30. Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje në shtëpi ishte sulmuar fizikisht nga të dyshuarit bashkëshorti i saj mashkull kosovar dhe vjehrra e saj e dyshuara femër kosovare. Si pasoj  viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe pas intervistimit  me tre fëmijët e saj për shkaqe sigurie me pëlqimin e saj është dërguar në strehimore. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, kurse e dyshuara nëna e tij është liruar në procedurë të rregullt”, ka njoftuar policia.

(Kosova Sot Online)