​Kolona të gjata, mbi 4 orë pritje në Medrarë

  • E.K /
  • 06 January 2022 - 09:48
​Kolona të gjata, mbi 4 orë pritje në Medrarë

Kolona kilometrike janë bërë në dalje të vendkalimit kufitar në Merdarë mëngjesin e kësaj të enjte. Aty bashkatdhetarët të cilët po kthehen në vendet e Evropës pasi përfunduan pushimet në vendlindje po presin mbi 4 orë për të kaluar kufirin.

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, kolonat në dalje të pikë kufitare në Merdarë janë 1500 deri në 2000 metra.

Ndërsa pritjet në dalje të pikës kufitare  Mutivodë janë 35 deri në 40 minuta, kurse mbi 30 minuta janë pritjet në dalje të pikës kufitare në Jarinje.

Situatë e ngjashme paraqitet edhe në pikën kufitare Dheu i Bardhë. Pritjet në dalje të këtij vend kalimi kufitar janë deri në 30 minuta.

(Kosova Sot Online)