Gjakovari e kërcënon me vrasje ish-të dashurën nëse lidhet me dikë tjetër

  • E.K /
  • 07 January 2022 - 10:08
Gjakovari e kërcënon me vrasje ish-të dashurën nëse lidhet me dikë tjetër

Policia në Gjakovë ka arrestuar një person i cili e ka kërcënuar ish-të dashurën me vrasje, nëse krijon lidhje me ndonjë person tjetër.

Rasti ka ndodhur mesditën e së enjtes, ka bërë të ditur policia. I dyshuari e kishte kërcënuar viktimën se do ta privojë nga jeta në rast se do ta lajmëronte policinë lidhur me kërcënimin.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.  

“Gjakovë 06.01.2022–12:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se e kishte kanosur viktimën femër kosovare me të cilën kishte qenë në lidhje dashurie. Sipas viktimës i dyshuari e kishte kanosë atë me privim nga jeta nëse ajo krijon ndonjë lidhje të re me personin tjetër, apo e lajmëron policinë. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë”, ka bërë të ditur policia.

(Kosova Sot Online)