Gjyqtarë dhe prokurorë të kualifikuar është vështirë të gjenden në Kosovë, po testohen me shabllon si në provimin për shofer

Gjyqtarë dhe prokurorë të kualifikuar është vështirë të gjenden në Kosovë, po testohen me shabllon si në provimin për shofer
Gjyqtarë dhe prokurorë të kualifikuar është vështirë të gjenden në Kosovë, po testohen me shabllon si në provimin për shofer

Muhamet Kelmendi

  • 07 January 2022 - 07:52

Shkruan: ANALISTI - Muhamet Kelmendi

Kjo formë e shkollimit krijon kualitet. E ndalon mundësinë e luajtjes me konkurs, duke futur shabllonizimin në provim, si dhe krijon bazament që mos të kemi keqpërdorime me shabllonizim të provimit përzgjedhës. Në formën e tashme krijohen grupe të shumta informale. Kjo shihet edhe aktualisht. E keqja është se për të treguar gjoja kualitet nga 200 a 300 konkurrentë lëshohen 4,5 a 6 veta. E tërë kjo për të treguar se po punohet për kualitet. E mu kjo tregon keqpërdorimet që bëhen. Forma e tillë në Kosovë po vazhdon ende . Me këtë përsëri kemi jo kualitet në gjykata dhe në prokurori.

Dija e arritur për gjyqtar dhe për prokuror në Kosovë është çështje që nuk krijon kualifikimi e duhur dhe në nivel që e kërkon detyra. Nëpër fakultetet juridike në Kosovë, qoftë publike, qoftë private, nuk ka nxënie të mësimit adekuate.

Nuk punohet sa duhet dhe kuadri mësimor është i papërgatitur për të krijuar juristë të aftë dhe profesional. Kualifikimet me tituj doktor të shkencave të arritur në decenien e fundit në Shqipëri, në Maqedoni, në Bosnje e Hercegovine etj., është aq i papërgatitur, sa që doktorët e tillë nuk janë në lartësinë e kualifikimit që kanë marrë. Në fakultete ka shumë studentë. Mësimet janë klasike dhe pa një punë sistematike teorike dhe praktike. Literatura është jo adekuate.

Mësimi bëhet në formë ligjërimi që nuk nxë dije. Nëpër provime krijohet gjendja e të kopjuarit me teste që janë të njëjtat provim pas provimit, deri në diplomim. Nuk kemi as edhe një diplomë të fakultetit në këtë fakultet. Këta juristë me ndonjë praktikë që marrin futen në provime të jurispodencës. Kalojnë dhe kështu me disa mësime plotësuese, përsëri nga kuadri i papërgatitur, konkurrojnë dhe bëhen gjyqtar dhe prokuror. Në provimet pranuese për punën e tillë kemi përsëri komisione jo adekuate provuese. Testet e provimeve janë jo të përgatitura siç duhet dhe dalja nga testi me pozitivitet është i rëndë. Këto teste merren nga librat universitare dhe nuk përgatiten fare kandidatët, dhe kështu krijohet gjendja e keqpërdorimeve në kalimin e tyre. Thjeshtë provimet e tilla janë dhe zhvillohen si provimet që bëhen për patentat e shoferëve, duke e vënë shabllonin mbi test. Kjo mënyrë krijon keqpërdorime të mëdha. Këtu ka mundësi që të kemi asi rezultati, ku në fakt konkurrentët e paditur dalin fitues dhe anasjelltas. Nuk mund të ecet kështu. Kosovës i duhet një formë tjetër e përgatitjes së gjyqtarëve dhe të prokurorëve.

Nëpër vende në BE kemi formën e një shkollimi të veçantë për gjyqtar dhe për prokurorë. Pas studimit kalon i diplomuari në gjykatë a në prokurori si praktikantë. Nga gjykatat e prokuroritë, dërgohen në shkolla ku bëhet përgatitja e kandidatëve për kualifikim për gjyqtar dhe për prokuror. Shkollimi zgjatë dy vjet. Pas shkollimit kthehen në vendet nga janë dërguar dhe tash futen në provim të jurispodencës. Shkollimi dhe provimi i kandidatëve është për fusha të veçanta, jo i përgjithshëm dhe në çdo fushe juridike. Gjyqtarë dhe prokurorë të dijes së gjithanshme nuk ka. Zgjedhja e kandidatëve për praktikë dhe shkollim bëhen pas fakultetit nga gjykatat a prokuroritë, sipas konkurseve të përgatitura nga komisioni i veçantë.

Zakonisht pranohen në praktikë dyfishi i kuadrit të nevojshëm, sepse gjatë punës praktike ku bëhet përzgjedhja dhe shkollimi diskualifikohen kandidatet apo ata ikin vetvetiu. E nëse kjo nuk shkon kalon kandidati nga një gjykatë a prokurori në tjetrën.

Kjo formë e shkollimit krijon kualitet. E ndalon mundësinë e luajtjes me konkurs, duke futur shabllonizimin në provim, si dhe krijon bazament që mos të kemi keqpërdorime me shabllonizim të provimit përzgjedhës. Në formën e tashme krijohen grupe të shumta informale. Kjo shihet edhe aktualisht. E keqja është se për të treguar gjoja kualitet nga 200 a 300 konkurrentë lëshohen 4,5 a 6 veta. E tërë kjo për të treguar se po punohet për kualitet. E mu kjo tregon keqpërdorimet që bëhen. Forma e tillë në Kosovë po vazhdon ende . Me këtë përsëri kemi jo kualitet në gjykata dhe në prokurori. Përsëri do të kemi informalitet dhe keqpërdorime. E gjithë kjo tregon se Kosovës, pavarësisht nga kuadri i ri, i duhet VETTING-u. Është shumë keq kur gjyqësori dhe prokuroritë gjenden në pozitë kaq të rëndë. Këtej nuk ka rëndësi mosha, po kualifikimi dhe profesionalizmi i kuadrit që pranohet. Forma e tashme nuk premton kualitet.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".