Formularët që duhet t’i plotësojnë kosovarët që ua mësyjnë shteteve të huaja dhe linqet për rregullat e hyrjes

  • E.K /
  • 07 January 2022 - 10:50
Formularët që duhet t’i plotësojnë kosovarët që ua mësyjnë shteteve të huaja dhe linqet për rregullat e hyrjes

Zëdhënësja e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës, Valentina Gara, ka publikuar linqet e ambasadave ku qytetarët mund të informohen për rregullat e secilit shtet që ia mësyjnë.

Përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, Gara ka postuar edhe QR kodet e formave që duhet t’i plotësojnë udhëtarët para se të paraqiten në sportel.

“Poashtu më poshtë gjeni QR codet e formave që duhet të plotësoni para se të paraqiteni në sportel sepse do të lehtësoni udhëtimin tuaj dhe punën tonë. Këto QR kode janë poashtu prezente edhe në hapësirat e aeroportit posa të hyni në terminal”, ka shkruar Gara.

Ndërkohë, udhëtarët që vijnë në Kosovë, ajo i ka sugjeruar që të vizitojnë web faqen e Qeverisë së Kosovës, në mënyrë që të informohen për rregullat e hyrjes në vend.

Më poshtë gjeni linqet e ambasadave për t’u informuar për rregullat e hyrjes nëpër shtete, të publikuar nga Gara.

Zvicër: https://www.eda.admin.ch/pristina

Francë: https://kosovo.ambafrance.org/-Shqip

Gjermani: https://pristina.diplo.de/xk-sq

Itali: https://ambpristina.esteri.it/ambasciata_pristina/sq/

Norvegji: https://www.norway.no/en/kosovo/

Belgjikë: https://kosovo.diplomatie.belgium.be/en

Angli: https://www.gov.uk/…/organisat…/british-embassy-pristin

Austri: https://www.bmeia.gv.at/sq/ambasada-austriake-prishtine

Turqi: http://pristine.be.mfa.gov.tr/

Ndërkohë, QR kodet i gjeni në fotot e publikuara nga Gara.

(Kosova Sot Online)