Frikësuese: Kamioni buzë greminës, shpëtojnë drejtuesi e pasagjeri

  • E.K /
  • 08 January 2022 - 09:21
Frikësuese: Kamioni buzë greminës, shpëtojnë drejtuesi e pasagjeri

Dy njerëz në Kinë kishin shumë fat, kur shpëtuan nga një fatkeqësi që mund të ishte fatale. Një kamion në Kinë për pak sa nuk ka rënë në një greminë të rrezikshme, duke mbetur si i varur në skaj të rrugës shkëmbore.

Besohet se kamioni erdhi deri në pozitën e rrezikshme, pasi drejtuesi i tij u mundua që mjetin e rëndë ta lëvizte prapa. Për fat të mirë, dy personat që ndodheshin në të arritën të dilnin.

Tre buldozerë u munduan që ta tërhiqnin kamionin deri në një vend të sigurt. Pas përpjekjeve që zgjatën tri ditë, kamioni më në fund u tërhoq prapa. Incidenti ndodhi në provincën Shanxi.

(Kosova Sot Online)