Njolla e zezë e ish krerëve të UÇK-së para Gjykatës Speciale, akuzat për vrasjen e shqiptarëve të etiketuar si bashkëpunëtor të regjimit serb

Nexhat Haziri

  • 08 January 2022 - 09:11

Shkruan:Analisti - Nexhat Haziri

Duhet cekur edhe faktin mjaftë të rëndësishëm dhe po aq të dhimbshëm, se pjesa më e madhe e aktakuzës ndaj të arrestuarve do të përmbaj krime brenda llojit, pra për vrasjet dhe torturat që kanë të bëjnë me shqiptar që në të shumtën e rasteve janë aktivist dhe zyrtar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, por edhe një pjesë e atyre që në një formë apo tjetrën janë identifikuar si bashkëpunëtor të regjimit serb në periudhën para, gjatë dhe pasluftës.

-Ngritja e aktakuzave të reja nga Gjykata Speciale ndaj krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi, pritet te bëhen gjatë këtij viti, diku kah mesi i vitit, pasi akoma është duke u zhvilluar procesi i intervistimit të dëshmitarëve të prokurorisë special, dhe deri më tani kemi vetëm tri aktakuza të ngritura ndaj Salih Mustafa për të cilin rëndojnë akuzat për ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme dhe ndaj Nasim Haradinaj e Hysni Gucati për pengim të administrimit të drejtësisë, pasi që ndaj tyre rëndojnë akuzat për shkelje të fshehtësisë së procedurës, hakmarrje, frikësim gjatë procedurës penale si dhe pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrës zyrtare.

Natyrisht se pres që Gjykata Speciale do të rrisë dinamiken e saj sa i përket fillimit të procesit të gjykimit ndaj personave në fjalë, e po ashtu edhe në drejtim të arrestimeve të reja që sipas informacioneve që kemi mundur të mësojmë , këto arrestime mund të fillojnë në muajin mars të këtij viti dhe do të jenë ish-komandant të UCK-së të zonave të caktuara dhe ish bartës të funksioneve të larta shtetërore. Duhet pasur parasysh se procesi i gjykimit të ish-krerëve të lartë të UCK-së në Hagë, atyre që tashmë po mbahen në paraburgim, por edhe këtyre që pritet të ju bashkohen në muajin mars dhe muajve të tjerë në vijim, është proces kompleks që do të zgjas me vite, për shkak të dëshmive të shumta që janë dhënë në këtë Gjykatë dhe procesi i aktakuzave do të jetë shumë i rënd për të arrestuarit dhe nëse arrihet të bëhet vërtetimi i këtyre dëshmive, të arrestuarit nga Gjykata Speciale i pret dënim i rënd për krime lufte.

Duhet cekur edhe faktin mjaftë të rëndësishëm dhe po aq të dhimbshëm, se pjesa më e madhe e aktakuzës ndaj të arrestuarve do të përmbaj krime brenda llojit, pra për vrasjet dhe torturat që kanë të bëjnë me shqiptar që në të shumtën e rasteve janë aktivist dhe zyrtar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, por edhe një pjesë e atyre që në një formë apo tjetrën janë identifikuar si bashkëpunëtor të regjimit serb në periudhën para, gjatë dhe pasluftës.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".