Berisha dhe protestuesit i drejtohen Kryeministrisë

  • E.K /
  • 08 January 2022 - 13:59
Berisha dhe protestuesit i drejtohen Kryeministrisë

Pas shpërndarjes nga RENEA e FNSH, turma e protestuesve është zhvendosur në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, duke ju drejtuar Kryeministrisë.

Turma udhëhiqet nga ish-kryeministri Sali Berisha, i cili vijon të mbajë në hundë maskën kundër gaz.

Protestuesit tentuan të hynin në selinë e PD, duke shkatërruar e shqyer dyert e dritaret e selisë. PD kërkoi ndërhyrjen e policisë, FNSH dhe RENEA, të cilët shpërndanë turmën me gaz lotsjellës dhe ujë.

(Kosova Sot Online)