Zvicër: Paraqitet si polic, e mashtron një grua duke ia marrë 34,000 franga

  • A.P /
  • 09 January 2022 - 16:19
Zvicër: Paraqitet si polic, e mashtron një grua duke ia marrë 34,000 franga

Në periudhën ndërmjet pasdites së të mërkurës dhe mesditës së të enjtes (6 janar 2022), një mashtrues i panjohur u paraqit si oficer policie ndaj një grua 66-vjeçare nga qyteti i St. Gallen.

Ai mundi ta bindte gruan që të depozitonte 34,000 franga, njofton policia.

Mashtruesi ka telefonuar 66-vjeçaren. Ai i tha se sapo ishin arrestuar dy burra. Ata kishin me vete një fletore me emrin e gruas dhe vendbanimin. Polici fals i shpjegoi 66-vjeçares se tani ishte e rëndësishme që ajo të dorëzonte në polici të gjitha paratë që kishte në shtëpi dhe në bankë. Gruaja e plotësoi këtë kërkesë dhe më në fund depozitoi mbi 34 mijë franga në një zarf.

Policia e kantonit St. Gallen zbulon rregullisht përpjekje për mashtrim nga oficerë policie të rreme. Shpesh mashtruesit arrijnë ta bëjnë këtë.

(Kosova Sot Online)