Reshjet e borës, Ministria e Infrastrukturës njofton për gjendjen e rrugëve

  • E.K /
  • 10 January 2022 - 10:09
 Reshjet e borës, Ministria e Infrastrukturës njofton për gjendjen e rrugëve

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës ka njoftuar se të gjitha rrugët nacionale, regjionale dhe autoudhët janë të qarkullueshme për të gjitha llojet e automjeteve.

Në njoftim bëhet e ditur se pavarësisht reshjeve të borës, kompanitë e mirëmbajtjes kanë qenë dhe janë duke i pastruar rrugët.

“Sipas informatave të cilat janë marrë nga terreni nga menaxherët e mirëmbajtjes të gjitha rrugët Nacionale dhe Regjionale si dhe Autoudhët, janë të qarkullueshme për të gjitha llojet e automjeteve. Edhe pse ka pasur reshje të vazhdueshme të borës në 24 orët e fundit, kompanitë e mirëmbajtjes kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë në aktivitet të vazhdueshëm, të pastrimit të rrugëve”, thuhet në njoftim.

Ministria ka kërkuar nga vozitësit që t’i respektojnë rregullat e vozitjes gjatë kësaj kohe.

“Kujdes të veçantë po i kushtohet rrugëve që shtrihen në lartësi të mëdha mbidetare sepse aty paraqiten ngrica herë pas here. Kërkojmë nga ana e vozitësve që të respektojnë rregullat e vozitjes gjatë kësaj kohe!”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)