Të fillohet urgjentisht pastrimi me Vetting , goditje urgjente mbi policinë, prokurorinë dhe gjyqësorin e papërgjegjshëm që lejojnë të viktimizohen qytetarët nga krimi me mos zbatim të ligjit

Të fillohet urgjentisht  pastrimi me Vetting , goditje urgjente mbi policinë, prokurorinë dhe gjyqësorin e papërgjegjshëm që lejojnë të viktimizohen qytetarët nga krimi me mos zbatim të ligjit
Të fillohet urgjentisht  pastrimi me Vetting , goditje urgjente mbi policinë, prokurorinë dhe gjyqësorin e papërgjegjshëm që lejojnë të viktimizohen qytetarët nga krimi me mos zbatim të ligjit

Dardan Grapci

  • 10 January 2022 - 07:45

Shkruan: ANALISTI - Dardan Grapci

Ministria e Drejtësisë duhet që në mënyrë të përshpejtuar ta votoje Ligjin e Vettingut, e mos të pritet deri në Pranverë, të analizohet dhe vlerësohet puna e secilit, të shkarkohen të dështuarit dhe të zëvendësohen me kuadro të reja. Secili mos veprim dhe dështim duhet të pasohet me shkarkim dhe dënim, sepse vetëm me ligjin e Vettingut të gjitha këto skandale që po ndodhin brenda gjykatave dhe prokurorive, si dhe brenda policisë së Kosovës do të marrin fund.

-Kjo tragjedi familjare që ndodhi në Llaushë të Skenderajt, me vrasjen e gruas nga bashkëshorti i saj për shkak të mos ofrimit të sigurisë nga shteti, nuk është hera e parë që ndodhë e ku prokurorët dhe gjyqtarët po bien në provim, po i bëjnë këto lloj lëshimesh duke mos ofruara masat e parapara të sigurisë ndaj palës së ankuar dhe të rrezikuar.

Mos të harrojmë që vitin e kaluar gjyqtarja e gjykatës themelore në Pejë, e pati lënë të pandëshkuar dhunuesin e vajzës së mitur, pastaj në dhjetor të vitit te kaluar (2021) personi që e ka sulmuar gruan e panjohur në INTEREX është dënuar vetëm me 2,400 euro, ku mendoj që ka shumë e shumë këso lloj rastesh që kanë ndodhur në Kosovë, që janë raste dhunë të pa ndëshkuara në mënyrë meritore e që stimulojnë vazhdimin akoma më radikal të veprimeve të dhunshme deri në epilogun tragjik.

Me ligj është dashur që viktimës Lirije Qerimajt ti jepet mbrojtja menjëherë dhe pa asnjë diskutim dhe vonim burokratik procedural, jo të pritet që burri i saj ta vret e pastaj të veprojnë organet e sigurisë me dosar vendimesh e interpretimesh që nuk kanë më as efekt dhe nuk prodhojnë asgjë, as nuk mundë ta arsyetojnë dështimin në zbatim të masave preventive. Neglizhenca e policisë edhe e Prokurorëve në Kosovë po e bënë situatën e brishtë ku edhe qytetarët po e humbasin besimin tek këto dy institucione për shkak të veprimeve të tyre të vonuara dhe skandaloze.

Prokurorja e cila ka qenë e angazhuar në këtë çështje duhet të pushohet urgjentisht dhe të gjobitet, dhe nuk guxojnë aspak ta lejojnë që ajo ta vazhdoje detyrën e saj të këtij profili në të ardhmen. Ministria e Drejtësisë duhet që në mënyrë të përshpejtuar ta votoje Ligjin e Vettingut, e mos të pritet deri në Pranverë, të analizohet dhe vlerësohet puna e secilit, të shkarkohen të dështuarit dhe të zëvendësohen me kuadro të reja. Secili mos veprim dhe dështim duhet të pasohet me shkarkim dhe dënim, sepse vetëm me ligjin e Vettingut të gjitha këto skandale që po ndodhin brenda gjykatave dhe prokurorive, si dhe brenda policisë së Kosovës do të marrin fund.

Me këto gjeste të gjyqtarëve dhe prokurorëve ata po e humbin besimin tek qytetarët dhe po i japin një imazh tepër të keq institucionit në të cilin punojnë dhe e përfaqësojnë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".