
Lexoni edhe:
Të fillohet urgjentisht pastrimi me Vetting , goditje urgjente mbi policinë, prokurorinë dhe gjyqësorin e papërgjegjshëm që lejojnë të viktimizohen qytetarët nga krimi me mos zbatim të ligjit
Një rast të pazakontë e ka treguar ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla- Schwarz, ajo thotë se një zyrtar i ministrisë i ka shkuar në zyrë duke i kërkuar udhëtime me mëditje, pasi këstin e kredisë e ka dyfish sa rroga dhe në të kaluarën, sipas saj, kredinë e ka paguar duke llogaritur në mëditje.
Ministrja e MPJD-së thotë se ky zyrtar i është ankuar asaj për ndalimin e udhëtimeve jashtë vendit, që sipas saj janë të pakuptimta, të shtrenjta dhe nuk i shërbejnë synimeve as të diplomacisë dhe as të politikës së jashtme, por thjesht organizohen për shkak të mëditjeve që merren.
“Ja një shembull: Dikush vjen një ditë tek unë në zyrë dhe ankohet për kërkesën time për të ndaluar praktikën e udhëtimeve të pakuptimta dhe të shtrenjta jashtë vendit, të cilat nuk i shërbejnë synimeve as të diplomacisë dhe as të politikës së jashtme, por thjesht organizohen për shkak të mëditjeve që merren. Gjatë bisedës e kupton që kredia personale që ky person e kishte marrë në bankë ishte gati dyfish më e lartë se rroga e tij dhe ishte paguar në të kaluarën duke llogaritur në mëditje. Ti pyet veten se çfarë nuk shkon me këta njerëz që presin që taksapaguesi jo vetëm të paguajë për fluturime dhe akomodime të kushtueshme dhe të shtrenjta – por edhe për banesat e tyre private”, shkruan ministrja, ndër të tjera.
Postimi i saj i plotë:
(Kosova Sot Online)