Inspektohen lokalet në Pejë, mbyllen disa dhe shqiptohen gjoba

  • E.K /
  • 10 January 2022 - 14:55
 Inspektohen lokalet në Pejë, mbyllen disa dhe shqiptohen gjoba

Drejtoria Rajonale e  Policisë në Pejë, njofton se me angazhime të shtuara  është duke vazhduar me zbatimin dhe implementimin e masave kundër Covid-19.

Në zbatim të masave dhe reagim  në bazë të Ligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë Covid-19, gjatë vikendit, Policia e Drejtorisë Rajonale në Pejë, së bashku me inspektorët e AVUK-ut, njoftojnë se kanë inspektuar lokalet në zonën e përgjegjësisë të Rajonit të Pejës.

Njësitet Policore së bashku ne inspektorët e AVUK-ut, kanë inspektuar 61 lokale në këtë zonë.

“Gjatë inspektimit janë mbyllur nga inspektorët tri (3) lokale, janë shqiptuar katër (4) gjoba për persona juridik, dhe shtatëdhjetë e tri (73) gjoba për persona fizik”, njofton policia.

“Policia e Kosovës me këtë rast apelon tek te gjithë qytetarët që ti respektojnë vendimet e Qeverisë, dhe të IKSHPK-se. Në të kundërtën për qytetarët që nuk i respektojnë vendimet e Qeverisë dhe të IKSHPK-së, toleranca do të jetë zero”, përfundon njoftimi i policisë.

(Kosova Sot Online)