904 vaksina Anti-COVID u administruan në 24 orët e fundit në Kosovë

  • E.K /
  • 10 January 2022 - 15:34
 904 vaksina Anti-COVID u administruan në 24 orët e fundit në Kosovë

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë administruar 904 vaksina Anti-COVID.

Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

Sipas kësaj ministrie, numri i vaksinave të administruara deri tani ka shkuar në 1 milion e 693 mijë e 666.

884 mijë e 655 persona janë vaksinuar me dozën e parë të vaksinës.

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: Në 24 orët e fundit janë dhënë 904 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.693.666 doza të vaksinës. Deri më sot 790.175 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë”, është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

(Kosova Sot Online)