Afër 2 mijë raste aktive me COVID-19 në Kosovë

  • E.K /
  • 11 January 2022 - 08:32
Afër 2 mijë raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon në total numri i rasteve aktive është 1.780.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.142, ndërkaq nga fillimi i pandemisë nga coronavirusi kanë vdekur 2,991 persona.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 904 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.693.666 doza të vaksinës.

Deri më sot 790.175 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

(Kosova Sot Online)