Nuk e la rejën e tij të hynte në shtëpi, arrestohet

  • E.K /
  • 11 January 2022 - 09:42
Nuk e la rejën e tij të hynte në shtëpi, arrestohet

Një person nga Dragashi është arrestuar, pasi i njëjti dyshohet se nuk e kishte lënë rejën e tij të hynte në shtëpi me pretekstin se kjo e fundit ishte në procedura të divorcit.

Sipas policisë, viktima është dërguar në strehimore ndërkaq i dyshuari në mbjatje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar pasi i njëjti kishte penguar viktimën femër kosovare (rejën e tij) të hynte në shtëpi me pretekst se ajo është në procedura të divorcit në gjykatë. Viktima është dërguar në strehimore. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

(Kosova Sot Online)