
Lexoni edhe:
Prognozë e frikshme për sistemin e kapur të drejtësisë, po vjen tërmeti që do ta shemb kupolën e inkriminuar, avokat e krimit të organizuar
Gjatë ditëve të fundit kanë filluar reshjet e borës në Kosovë, teksa ditën e djeshme qytetarët kanë hasur në vështirësi për qarkullim në komunikacion.
Po ashtu, dje edhe një video nga Prishtina është bërë virale në rrjete sociale, ku shihen disa qytetarë duke e shtyrë veturën luksoze ‘Ferrari’ në Veternik, pas reshjeve të borës e problemeve në ngjitje.
Ndërsa, sot Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës ka njoftuar se të gjitha rrugët e vendit janë të qarkullueshme, por ka apeluar te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që të kenë kujdes të shtuar.
(Kosova Sot Online)