Prognozë e frikshme për sistemin e kapur të drejtësisë, po vjen tërmeti që do ta shemb kupolën e inkriminuar, avokat e krimit të organizuar

Prognozë e frikshme për sistemin e kapur të drejtësisë, po vjen tërmeti që do ta shemb kupolën e inkriminuar, avokat e krimit të organizuar

Hajrullah Tërnava

  • 11 January 2022 - 07:46

Shkruan: Hajrullah Tërnava

Kalimi në Kuvend i pakos për reformimin e sistemit të drejtësisë me strategjinë për Sundimin e Ligjit 2021–2026, gjithsesi se do të jetë një fillimi i pastrimit rrënjësor të sistemit të drejtësisë, nga ata që ja bënë avokatinë krimit për dy dekada, e që do ti paraprin edhe procesit Vetting, për të cilin komentet dhe sugjerimit e komisionit të Venecias pritet të bëhen publike më së largu në fund të muajit Mars dhe fillim të Prillit. Tani është koha që në tërësi të spastrohen institucionet e drejtësisë nga krimet dhe të këqijat që iu kanë bërë këtij vendi, dhe në mënyra meritore të emërohen njerëz të pastër dhe të aftë për ato detyra në ato institucione, e sidomos kur bëhet fjalë për prokurorët.

-Në shumë aspekte për ngadalësimin dhe mosfunksionimin e sistemit të drejtësisë në Kosovë, si kontribusi më i madh për këto institucione të drejtësisë të psivizuara dhe të bllokuara që po ballafaqohet tani Kosova, përgjegjësia bije tërësisht në këtë Prokurori të shtetit e cila ju ka shërbyet këtyre të “fortëve” që e kanë kapur shtetin dhe tani Kosovën e kanë pru në këtë gjendje të mjerueshme ku edhe tani gjendemi. Mirëpo koha e kapjes së shtetit nga krimi po përfundon. Tani është koha që po afrohet ngadalë dhe sigurt, kur po i vjen fundi sistemit të kapur prokurorial, të instaluar nga SHIK-u dhe nëntoka e krimit të organizuar, pasi që Ministria e drejtësisë ka deklaruar përfundimisht se pakoja ligjore për reformimin e këtij sistemi pa vonesë do të procedohet për miratim në Kuvend.

Ministria e Drejtësisë Albulena Hagjiu ka paralajmëruar se këtë muaj, pra gjatë janarit, do të procedojë drejt Kuvendit të Kosovës ndryshimet e pakos ligjore të sistemit prokurorial, plotësim-ndryshime këto që rrjedhin nga Strategjia për Sundimin e Ligjit 2021–2026 dhe që e mori dritën e gjelbër edhe nga Komisioni i Venecias në takimet konsultative me ekspertët e Venecias të zhvilluar pak para fundit të vitit të kaluar, e ku janë hequr të gjitha dilemat të cilat më herët ishin shfaqur nga ana e ekspertëve të Venecias. Ajo thotë se të gjitha dilemat që kanë pasur për këto ndryshime tashmë janë hequr pas opinionit të Komisionit të Venecias.

Ministrja ka treguar opinion e ekspertëve të Venecias që i ka dhënë dritë të gjelbër reformës në sistemin prokurorial adreson tri çështjet më të rëndësishme: e para thekson që numri anëtarëve të KPK-s gjegjësisht nga 13 në 7 është në përputhje me standardet evropiane dhe kësisoj e mbërrin balancën në mes të anëtarëve prokurorë dhe anëtarëve jo prokurorë që të zgjidhet nga Kuvendi i Kosovës. Po ashtu, Venecia konsideron se në qoftë se qëllimi është për ta depolitizuar KPK-në, për ta bërë atë sa më efikas justifikohet që të gjithëve t’u ndërpritet mandati nëse nuk është kështu dhe nuk mund të justifikohet dot qëllimi që e keni atëherë të paktën disa të lihen që të përfundojnë mandatin, dhe e treta ku ka pasur qëndrime komplet të ndryshme është çështja e kryeprokurorit në KPK sepse strategjia për sundimin e ligjit rekomandon që kryeprokurori për shkak të ndikimit që po ka tek anëtarët e KPK-së të largohet nga KPK, të sqarohen pastaj kompetencat e kryeprokurorit dhe KPK-së.

Në këtë pikë sipas Ministres Haxhiu Venecia rekomandon që të mbetet ndonëse nuk thekson që heqja e tij është në s’përputhje me standardin Sido qoftë ajo ka thënë se shumë shpejt do t’i adaptojnë këto komente të Venecias dhe do ta procedojnë pakon ligjore në Kuvend në muajin janar kurse sa i takon pozitës së Kryeprokurorit të Shtetit i cili është drejt përfundimit të mandatit të tij dhe atë pozitë duhet ta marrë një person tjetër që gëzon integritetin moral dhe profesional e që nuk ndikohet nga jashtë. Ajo ka thënë se 7 vite mandat të kryeprokurorit janë tepër shumë për të pasur një kryeprokuror i cili nuk është profesionist dhe ndikohet nga jashtë dhe nuk e ushtron ndikimin e tij Professional në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit, pasi që sipas saj, rastet më të mëdha të aferave korruptive janë në prag të dështimeve, e ku shumë prej tyre janë parashtruar si vepra të ndryshme, prandaj nuk duhet lejuar amnistim ndaj atyre që kanë keqpërdorur detyrën zyrtare dhe janë përgjegjës për dëmet që sot ne i kemi në Kosovë.

Sa i takon reformimit dhe ndryshimit që do të ndodhë në sistemin prokurorial, Albulena Haxhiu ka thënë se ky sistem duhet të jetë i pa varur por jo pa mbikëqyrje që e garantojnë ligjet dhe kushtetuta, prandaj është e natyrshme që edhe Ministria e Drejtësisë do ta përcjell këtë proces sepse nuk mund të qëndroj neutrale ndaj një procesi të tillë, madje inkurajon ata të cilët njëmend janë të mirë brenda sistemit që të garojnë në këtë proces, edhe për pozitën e Kryeprokurorit, mirëpo do iu bënë ftesë edhe atyre që e dinë që nuk janë për këtë pozicion mos t’ia mësyjnë sepse nuk është çështja që është vendim dhe shqetësim i imi, është goxha problem për qytetarët e Republikës së Kosovës që ta kenë në krye të Prokurorisë së Shtetit një person i cili nuk ka as integritet moral por as profesional”, ka thënë ajo. Kalimi në Kuvend i pakos për reformimin e sistemit të drejtësisë me strategjinë për Sundimin e Ligjit 2021–2026, gjithsesi se do të jetë një fillimi i pastrimit rrënjësor të sistemit të drejtësisë, nga ata që ja bënë avokatinë krimit për dy dekada, e që do ti paraprin edhe procesit Vetting, për të cilin komentet dhe sugjerimit e komisionit të Venecias pritet të bëhen publike më së largu në fund të muajit Mars dhe fillim të Prillit.

Tani është koha që në tërësi të spastrohen institucionet e drejtësisë nga krimet dhe të këqijat që iu kanë bërë këtij vendi, dhe në mënyra meritore të emërohen njerëz të pastër dhe të aftë për ato detyra në ato institucione, e sidomos kur bëhet fjalë për prokurorët. Këtij pastrimi do i ndihmoj ligji i Vettingut, dhe pavarësimi i plotë në baza të hierarkive shtetërore të këtij profesioni, të cilët do të punojnë vetëm në baza ligjore-kushtetuese, e jo si deri më tani që në këto poste kanë punuar të përzgjedhurit e të “fortëve” e që po këta prokuror iu kanë krye detyrat shefave të tyre që i kanë emëruar në ato poste. Prandaj me këtë ligjin e Vettingut edhe definitivisht duhet të pavarësohen institucionet e drejtësisë, prandaj shpresat janë se në të ardhme jo të largët edhe shteti i Kosovës do të ju përngjaj shteteve të zhvilluara demokratike dhe ligjore.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".