Haradinaj për Sassolin: Kontributi i tij për Kosovën do të vlerësohet gjithmonë

  • E.K /
  • 11 January 2022 - 11:20
Haradinaj për Sassolin: Kontributi i tij për Kosovën do të vlerësohet gjithmonë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e presidentit të Parlamentit Evropian, David Sassoli.

Ai tha se kontributi i Sassolit do të vlerësohet gjithmonë.

“Me dhembje morëm lajmin për ndarjen nga jeta të kryetarit të Parlamentit Evropian, David Sassoli. Ngushëllimet e mia për familjen, kolegët dhe miqtë. Kontributi i tij për Kosovën do të vlerësohet gjithmonë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Sassoli ka vdekur sot në moshën 65-vjecare, pasi nga dhjetori i vitit të kaluar ishte duke u trajtuar në një spital në Itali për një sëmundje të rëndë.

(Kosova Sot Online)