Të gjithë e njohin për parashikimet: Ja çka i kishte ndodhur kur ishte 12 vjeç Baba Vangës që 'ia dha këtë aftësi'

  • E.K /
  • 11 January 2022 - 12:06
Të gjithë e njohin për parashikimet: Ja çka i kishte ndodhur kur ishte 12 vjeç Baba Vangës që 'ia dha këtë aftësi'

Profecitë e një gruaje të verbër nga Bullgaria janë përdorur nga teoricienët ë konspiracionit si provë se ajo ishte në gjendje të parashikonte të ardhmen.

Pretendimet e Bana Vangës kanë qenë të lidhura me ngjarje të tilla si sulmet e 11 shtatorit dhe sulmet kimike në Siri.

Kush ishte mistikja e verbër Baba Vanga?

Baba Vanga, e lindur si Vangelia Pandeva Dimitrova, u rrit në Strumicë, një fshat i vendosur rrezë një vargmali vullknaik në atë që atëherë ishte Perandoria Osmane.

Ajo u nda nga jeta në vitin 1996, në moshën 85 vjeçare dhe u quajt Nostradamusi nga Ballkani.

Vanga bëri një jetë të zakonshme deri në moshën 12 vjeçare, kur humbi në mënyrë misterioze shikimin gjatë një stuhie masive.

Thuhet se është hedhur në ajër dhe më pastaj është kthyer në tokë. Familja besohet se e gjeti atë afër vdekjes disa ditë më vonë, ndërsa sytë e saj ishin të plagosur dhe të mbyllur, të mbështjellë me një shtresë të trashë pluhuri dhe dheu.

Vanga më vonë tha se kishte përjetuar vizionin e saj të parë gjatë ditëve që ishte zhdukur dhe besonte se aftësia e saj ishte t’i shërojë njerëzit dhe të parashikojë të ardhmën.

Çfarë ka parashikuar?

Parashikimet e Vanga, duke përfshirë ato të rënditura më poshtë, u tha se kishin një shkallë suksesi për 85 përqind.

Fatkeqësia e nëndetëses bërthamore Kursk: Në vitin 1980, Vanga tha se Kursk do të “mbulohet me ujë dhe e gjitha bota do të qajë për të”, duke pretenduar se katastrofa do të ndodhte në gusht 1999. Nëndetësja ruse u mbyt në gusht 2000, duke vrarë të gjithë në bord.
ISIS: Thuhet se Vanga ka parashikuar ngritjen e grupit terrorist ISIS
Sulm me gaz sirian: Para se të vdiste, Vanga paralajmëroi për një përballje në vend ku “myslimanët do të përdornin luftën kimike kundër evropianëve”. Ky mendohet të jetë i ngjashëm me sulmin e dyshuar me gaz që presidenti Bashar al-Assad ndërmori kundër popullit të tij.
Brexit: Ndërsa disa teoricienë pretendojnë se Vanga e parashikoi Brexit, ajo në të vërtetë tha se Europa do të pushojë së ekzistuari në vitin 2017, diçka që nuk ka ndodhur.
Ajo pretendoi se presidenti i 44-të i SHBA-ve, i cili doli të jetë Barack Obama – do të ishte me ngjyrë. Megjithatë, ajo tha se ai do të ishte presidenti i fundit, gjë që nuk ndodhi.
Në vitin 1989, ajo pretendoi se “vëllezërit amerikanë do të bien pasi do të sulmohen nga zogjtë e qelikut…dhe gjak i pafajshëm do të rrjedhë”. Disa besojnë se kjo është referencë për sulmet e 11 shtatorit në SHBA në 2001.
Vladimir Putin do të fitojë zgjedhjet e vitit 2018. Në vitin 1979, gjatë një takimi me shkrimtarin Valentin Sidorov, Vanga tha: Të gjithë do të shkrihen, sikur akulli, vetëm një i paprekur – lavdia e Vladimirit, lavdia e Rusisë.
Lufta e Tretë Botërore: Pak para vdekjes së saj, gruaja e moshuar tha: “Rusia jo vetëm që do të mbijetojë, por do të dominojë botën”.

Çfarë parashikoi Vanga për të ardhmën?

Uria globale do të zhduket midis viteve 2025 dhe 2028
Kina do të kalojë SHBA-në si superfuqi
Akullnajat polare do të shkrihen nga viti 2033 dhe në vitin 2045 dhe nivelet do të rriten.
Rreth 2072, një shoqëri komuniste pa klasa do të lulëzojë
Një koloni në Mars do t’i mundësojë planetit të bëhet një fuqi bërthamore dhe të kërkojë pavarësi nga Toka nga viti 2170 në 2256
Universi do të përfundojë në vitin 5079

Baba Vanga ende mbetet ndër mitet më të çuditshme mistike në botë.

(Kosova Sot Online)