I arrestuari për vjedhje në xhami e dyqane: Merrnim para, cigare e ushqime, i ndanim me dy të tjerë

  • E.K /
  • 11 January 2022 - 14:42
I arrestuari për vjedhje në xhami e dyqane: Merrnim para, cigare e ushqime, i ndanim me dy të tjerë

Policia e Kosovës, ka njoftuar se ka arrestuar një person në Rahovec, që dyshohej se vjedhte në xhami dhe dyqane ushqimore.

Sipas deklaratës së të dyshuarit, dhënë Policisë, ai ka deklaruar se ‘merrnin para, cigare dhe ushqime’ si dhe të njëjtat ‘i ndante me dy persona të tjerë’ që Policia nuk i ka gjetur ende.

Njoftimi i plotë:

Arrestohet një person për kryerjen e disa veprave penale –Vjedhje të rënda

Gjakovë:  11.01.2022

Datë 10.01.2022 pas veprimeve të sukseseshme  hetimore, dhe në bashkpunim me Prokurorinë e Shtetit, policia nga  Stacioni policor në  Rahovec,  ka arritur të identifikoj, lokalizoj dhe të arrestoj tani  të dyshuarin:

–  H. A. R. Lindur 01.04.2003, sh/k.

I dyshuar dyshohet për  disa raste të vjedhjeve serike, kryesisht të ndodhura gjatë muajit Dhjetor/ 2021 dhe fillim muaji Janar /2022, të kryera në disa objekte fetare (xhami) dhe disa dyqane ushqimore në qytetin e Rahovecit, i vetëm dhe në grup.

I njëjti gjatë intervistës së dhënë në prezencën e avokatit mbrojtës, ka pranuar se këto vepra i kanë kryer në bashkëkryerje me dy persona tjerë të dyshuar, të cilët janë në kërkim nga njësitet policore për lokalizim dhe arrestim.

Nga i dyshuari është  kuptuar se në të gjitha keto vende ku jan kryer vjedhjet kanë marrë para në vlera jo të mëdha, cigare të llojeve të ndryshme dhe artikuj ushqimor, dhe  të njejtat i kan ndar mese vete, dhe i kan  shpenzuar.

Lidhur me këtë Prokurori i Shtetit  ka marrë vendim për ndalim të personit të dyshuar për 48 orësh.

(Kosova Sot Online)