Studimi tregon se në cilat ditë të infektuarit me COVID-19 mund ta përhapin më lehtë virusin

  • E.K /
  • 12 January 2022 - 11:18
Studimi tregon se në cilat ditë të infektuarit me COVID-19 mund ta përhapin më lehtë virusin

Agjencia e Sigurimeve Shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar, UKHSA, së fundmi ka kryer një studim në lidhje me transmetueshmërinë e koronavirusit nga të infektuarit.

Autoritetet shëndetësore britanike, sipas të dhënave të grupuara bëjnë me dije se në ditën e pestë pas diagnostikimit me Covid, të infektuarit transmetojnë dy herë më shumë virusin krahasuar me ditën e shtatë.

Mediat theksojnë se në ditën e peste virusi është 31% më ngjitës që nga momenti që zbulojmë se jemi me Covid, ndërsa në ditën e gjashtë dhe të shtatë propabiliteti bie në 16 %.

Studimi vlerëson gjithashtu se vetëm 5% e njerëzve, një në 20, janë ende në gjendje të transmetojnë koronavirusin dhjetë ditë pas diagnozës së tij me anë të testit.

Ai gjithashtu konkludoi se në shumicën e rasteve transmetimi i virusit ndodh në fazën fillestare të infeksionit dhe jo në një fazë të avancuar.

Megjithatë, gjetjet e reja tregojnë se pas ditës së pestë pas diagnozës së koronavirusit, një numër njerëzish mund ta transmetojnë atë te të tjerët, nëse ai nuk ndjek masat e duhura mbrojtëse, po ashtu nuk ndjekin edhe ata që e rrethojnë, si maskën, distancën, e masa tjera.

(Kosova Sot Online)