Si u kap nga Specialja? Nasim Haradinaj rrëfen në detaje episodin e arrestimit

  • E.K /
  • 12 January 2022 - 11:29
Si u kap nga Specialja? Nasim Haradinaj rrëfen në detaje episodin e arrestimit

Nasim Haradinaj ka vazhduar edhe sot dëshminë në Gjykatën Speciale në Hagë.

Ai sot ka folur për arrestimin nga zyrtarët e Speciales, në momentin sa ai ishte duke shkuar në një intervistë televizive.

Haradinaj tha se e ka vërejtur që është në përcjellje të policëve të EULEX-it, gjatë kohës sa ishte në taksi duke shkuar në zyret e televizionit.

“Jam ulur përpara në krahë të vozitësit. Nja 50 metra më poshtë ka dalë nga krahu i djathë i yni një xhip i madh i EULEX. Kishë qenë i parkuar brenda një rrugice dhe na erdhi nga mbrapa. Na bëri përshtypje, por s’ke diçka që aty për aty me mendu diçka. Më vonë e pashë që nuk lejojshin vetura që të na hynin në mes. E pashë që janë në përcjellje. Asgjë tjetër. I thashë vozitës jep sinjal me u kthy në krahun e majtë por mos u kthe se kem me shku te T7. Kur dha ai sinjal ka dhënë menjëherë edhe xhipi që e kshim prapa. Aty e dita që janë duke na përcjell dhe i thashë taksistit vazhdo se qita janë pas nesh”, ka thënë ai.

Haradinaj më tutje tha se ka kërkuar nga moderatori që ta hap derën për të hyrë në zyret e televizionit T7.

“E kam marrë telefonin dhe e kam thirr menjëherë moderatorin. Sepse për me hi aty në zyre është një derë poshtë me kod, që ose duhet me e ditë kodin ose me i thirr e me ta qel ata lartë. S’ka zile që është direkt te ta. S’ka një adresë të veçantë që me i mshu ziles e me shku te ta. Duhet ose me e ditë kodin ose me ardhë dikush me ta qel. E thirra moderatorin, i thashë pas meje është një kerr i EULEX tu më përcjell. I thashë dil hapma derën se nuk e di kodin. Kur kem shku te dera është një rrugicë e ngushtë që duhet me hi këmbë, aty kam zbrit, kam dalë  dhe kur e kam kalu taksin më kanë dalë ata përpara dhe më kanë thënë ndalu”, tha Haradinaj.

Ai foli edhe për momentin kur zyrtarët e EULEX-it e ndalën për t’i treguar se ka urdhërarrest ndaj tij.

“Më kanë thënë ndalu, ndalu, policia. Jam ndalë. Njëri më ka dalë përpara dhe më ka thënë je i arrestuar anglisht. I thashë pse, tjetri mbrapa më ka folur në gjuhën suedeze. Aty pastaj kam fillu me pyet për çka. Ai u mundu me nxjerr një varëse dhe e kish pas një letër përfund. I thashë unë dua me qenë Policia e Kosovës. Pastaj kem fillu bisedën në gjuhën suedeze”, deklaroi ai.  

Më tutje, Haradinaj foli edhe për kërkesën që u ka bërë oficerëve të EULEX-it se dëshiron që të arrestohet nga Policia e Kosovës.

“I kam thënë thirre Policinë e Kosovës sepse ai ende nuk e kishte thirr. I thashë du mem arrestu me Policinë e Kosovës së bashku. E ka thirr dikë në telefon. Nuk e di a e ka thirr policinë apo kë. Më ka thënë në rregull por mos luaj deri sa të vijnë ata. Mu kanë afru gazetarët dhe më kanë thënë qa po të thonë. Ju kam thënë që kam urdhërarresti”, ka deklaruar Nasim Haradinaj.

Detaje ai dha edhe për komunikimin e fundit me gazetarin e T7, me të cilin kishte të aranzhuar një intervistë.

“Më kanë thënë ku ke ka shkon. Ju thashë kesh tu shku në intervistë në T7 me Arsim Lanin. Atëherë Arsim Lani mu ka lajmëru prej lartë dhe më ka thënë këtu jam Nasim dhe kam pa që kanë qenë duke incizuar”, ka thënë ai.

Haradinaj doli edhe për momentin kur në vendin e ngjarjes ka ardhur Policia e Kosovës.

“Pas 15 minutash erdhi Policia e Kosovës. Rruga aty ishte bllokuar. U ndal në mes të rrugës vetura e EULEX. Oficerët e këtyre i kanë pas disa probleme me qytetarët, sepse kërkonin me e liru rrugën. Kanë qenë më fëmijë dhe i marrshin fëmijët nga çerdhja, por këta nuk u kanë shumë llogari. Ka qenë një debat në mes të tyre dhe qytetarëve të Kosovës. Kanë ardhur Policia e Kosovës  dhe janë ndalë 40 metra më poshtë. Si janë ndalë ata unë e kam qu dorën me ju tregu që jam aty. Më përshëndeten si je Nasim, i përshëndeta. Atyre ju thashë tani jemi në rregull, kur dush mundeni me zbatu vendimin.  Unë s’kam pas pranga. Nja 20 metra në oborr më kanë thënë tash duhet me t’i vnu prangat edhe mi kanë vu. Fletë arrestin kush s’ma ka lexu dhe se kam parë derisa kam ardhur këtu në gjyq për herë të parë”, ka thënë ai. 

(Kosova Sot Online)