Milaim Zeka për punën në RTK: Veç shkoj pi kafe në mëngjes e dal

  • E.K /
  • 13 January 2022 - 11:39
Milaim Zeka për punën në RTK: Veç shkoj pi kafe në mëngjes e dal

Gazetari Milaim Zeka ka treguar se ka kontratë aktive në Radio Televizionin e Kosovës, por se i mungojnë kushtet për punë.

Zeka thotë se çdo mëngjes shkon në punë e pi një kafe dhe largohet, pasi nuk ka vend për tu ulur.

Sipas Zekës, menaxhmenti ka futur njerëz të rinj në punë duke i lënë punëtorët e tjerë pa karrige e kompjuter.

“Unë e kam kontratën e punës në RTK. Unë shkoj çdo ditë në punë pi kafe dhe dal a din pse? Sepse unë nuk kam karrige, nuk kam kompjuter thjesht nuk kam vend ku të ulem. Imagjino në televizionin publik. Pyete menaxhmentin pse kanë pru njerëz të rinj e na kanë lanë neve pa karriga”, tha Zeka 

(Kosova Sot Online)