Mot i ftohtë edhe sot, temperaturat deri në -8 gradë

  • E.K /
  • 14 January 2022 - 08:16
Mot i ftohtë edhe sot, temperaturat deri në -8 gradë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme do të kemi mot të ftohtë

Mëngjesi do të jetë i ftohtë, me ngrica dhe me mjegull. 

“Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -8 deri -4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-3 gradë Celsius”, thuhet në njoftimin e IHMK-së. 

Meteorologët parashikojnë se do të fryjë erë kryesisht nga drejtimi i verilindjes.

(Kosova Sot Online)