
Lexoni edhe:
Afera në Brezovicë zbulon lidhjen e politikanëve të shantazhuar me Listën Serbe dhe krimin e organizuar!
Policia në Skenderaj ka arrestuar një burrë i cili dyshohet se ka dhunuar një grua.
Rasti dyshohet të ketë ndodhur gjatë muajit qershor të vitit të kaluar, ndërkaq i dyshuari është arrestuar këtë të premte.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Dhunim-Skenderaj, Qershor-2021-NN. Me 14.01.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti e kishte dhunuar seksualisht viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje , rasti në procedurë hetimore”, ka bërë të ditur policia.
(Kosova Sot Online)